Raportoi për djalin e tij, Vuçiç përplaset me gazetaren serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, është përplasur me gazetaren e televizionit N1 në një konferencë për media.

Vuçiç ka thënë se i  është përgjigjur çdo pyetje të televizonit N1, deri sa këta të fundit e kanë shfaqur djalin e tij me një grup kriminelësh.

“Çfarë të them, ata flasin më shumë për veten e tyre. Thonë se unë diskriminoj Nova S dhe N1-shin dhe u përgjigjem çdo ditë pyetjeve të tyre. A është kështu Sanja?”, i është drejtuar Vuçiç gazetares që ishte prezente në konferencë.

Gazetarja serbe i është kundërpërgjigjur menjëherë duke thënë se “Kur e kishte sulmuar N1 djalin tuaj”.

Më pas Vuçiç ka vazhduar duke thënë se kishte parë fotografinë e djalit të tij të rrethuar me banditë në televizionin N1 apo Nova.

“Pashë një foto  të djalin tim me banditë të shumtë në N1 ose Nova”, ka shtuar tutje Aleksander Vuçiç/Express/