iPhone 6 shfaqet në një video në YouTube (VIDEO)
Pëlqej
iPhone 6
Meqë data 9 shtator po afron, informacionet mbi iPhohe 6 po shtohen dita ditës. iPhone 6 i Apple-it ndoqi shembullin e Sony Xperia Z3 dhe u shfaq në publik para debutimit të tij më 9 shtator. Pajisja e shumëpritur është shfaqur plotësisht në një video në YouTube e postuar nga kanali rus Rozetked.

Videoja treminutëshe shfaq pajisjen dhe disa elemente të saj të brendshme. Ky telefon krahasohet me paraardhësin iPhone 5s. Shikojeni më poshtë:

Videoja është padyshim paraqitja më e mirë e iPhone 6 që kemi parë deri tani. Përdoruesi i YouTube-it, i cili postoi këtë video, ka qenë njohur në të kaluarën për postime videosh të koncepteve të Samsung Galaxy 4 dhe Galaxy 5.

iPhone 6 do të prezantohet javën e ardhshme, më 9 shtator. Raportet e mëparshme kanë sugjeruar se Apple mund të prezantojë dy telefona- njëri me ekran 4.7 inç dhe tjetri me ekran 5.5 inç. Thuhet se kompania do të prezantojë gjithashtu edhe një orë inteligjente.
Shtuar më 03/09/2014, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori