iPhone 6 dështon në testin e rënies, thyhet ekrani (VIDEO)
Pëlqej
Dje u shitën njësitë e para të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. Radhët nëpër dyqanet e Apple-it ishin shumë të gjata. Njerëzit prisnin me padurim që të merrnin telefonat e tyre inteligjentë. Ka nga ata klientë që kanë pritur ardhjen e këtyre telefonave inteligjentë për të parë nëse do e kalojnë testin e rënies.

Në videon e mëposhtme mund të shihni testimin e rënies së iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. Secili model telefoni është hedhur nga ana e pasme dhe ballore për të parë se si do u mbijetojnë keqtrajtimeve të tilla.

Si iPhone 6 me ekran 4.7 inç ashtu edhe iPhone 6 Plus me ekran 5.5 inç pësuan dëmtime të lehta kur u hodhën nga ana e pasme.

Kur u hodhën anash, iPhone 6 pësoi vetëm disa gërvishtje të kasës, ndërsa iPhone 6 Plus pësoi thyerje të ekranit. Edhe pse ekrani u thye, telefoni vazhdonte të punonte.

Ndërsa kur u hodhën nga ana ballore, të dy këta telefona pësuan thyerje të ekranit, megjithatë ata funksiononin akoma.

Kjo tregon se duhet të tregoheni më të kujdesshëm me iPhone-t e tuaj të rinj, madje edhe më shume se me modelet e vjetra.
Shtuar më 20/09/2014, ora 18:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori