Lajm i keq për përdoruesit e iPhone 5, ja ç'do të ndodhë në qershor
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Lajme aspak të mirë vijnë për të gjithë përdoruesit e iPhone 5 dhe të modeleve me të vjetra. Ekspertët kanë deklaruar se rrezikohet që këtyre modeleve të mos u bëhet më update (përditësim) duke i nxjerrë kështu jashtë përdorimit.

Kjo pritet të ndodhë në muajin qershor të këtij viti, por ende nuk është zyrtare. “The Sun” shkruan se këta telefona të cilët përdorin procesorë 32- bit do të konkurrohen me ata të cilët përdorin 64-bit, duke mos u dhënë mundësinë këtyre të parëve për t’u përditësuar.

Zeph McLearan, një specialist IT, përmes një postimi në Twitter ka thënë se ka ‘gërmuar’ në modelet 32- bit dhe nuk ka mundur të bëj asnjë përditësim iOS.

Megjithatë pritet një njoftim zyrtar nga kompania për të hedhur poshtë këto zëra ose për t’i konfirmuar ato.
Shtuar më 30/03/2017, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori