iOS 4.3 në dhjetor?
Pëlqej
Sistemi operativ i Apple, iOS 4.2
Para dy ditësh Apple lëshoi versionin e sistemit operativ iOS 4.2 më disa veçori të tilla si streaming të muzikës dhe AirPrint. Versioni i ri iOS 4.3, i cili sipas raporteve do të vijë në dhjetor, ka disa veçori të reja si abonimin dhe leximin e përditshëm të revistës kushtuar iPad nga agjensia e lajmeve Rupert Murdoch.

Sipas raporteve, Apple do të mbajë një konferencë për shtyp në lidhje me lëshimin e versionit të ri iOS 4.3 më 9 dhjetor.

Lirimi i iOS 4.2 ishte planifikuar të lëshohej në fillim të nëntorit, por për shkak të disa bug-ëve të zbuluar në kodim duhej gjithsesi të shtyhej lëshimi i tij. Apple për versionin iOS 4.3 ka thënë se ky version do të ketë shumë sukses për shkak të karakteristikave të reja, por nuk ka pranuar të komentojë në lidhje me fjalët që sillen nëpër portalet e lajmeve për datën e publikimit të iOS 4.3. (albeu.com)
Shtuar më 26/11/2010, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori