Internetit është në dorë të 7 njerëzve, shtatë çelësave fizik (VIDEO)
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Bota e madhe e internetit është në dorë të 7 njerëzve, shtatë çelësave fizik.

“The Guardian” është lejuar të vëzhgojë ritualin me siguri të lartë, të njohur si ceremonia e çelësit ku pjesëmarrësit e kësaj ceremonie janë pjesë e një organizate të quajtur “Internet Corporation for Assigned Names an Numbers (ICANN)”.

ICANN është përgjegjës për caktimin e adresave numerike të interneti në ueb sajte dhe kompjuterë, si dhe është përgjegjëse për përkthimin e atyre adresave numerike në ueb adresa normale të cilat njerëzit i shtypin në shfletuesit e tyre.

ICANN ka shpikur një mënyrë, përmes së cilës nuk i jep kontroll të madh asnjë personi. Organizata ka zgjedhur shtatë njerëz si mbajtës të çelësit dhe çdo njëri e posedon nga një çelës të internetit. Gjithashtu, organizata i ka zgjedhur edhe shtatë njerëz tjerë si mbajtës të çelësit: gjithsej 14 njerëz.

Këta çelës fizik mund të zhbllokojnë kuti të ndryshme të depozitave anë e mbanë botës, dhe brenda atyre depozitave gjenden kartat e mençura të çelësit. Bashkoi të gjitha shtatë kartat dhe do ta keni ‘çelësin master’.

Çelësi master është njëlloj kodi kompjuterik – fjalëkalim i cili mund të ketë qasje në databazën e ICANN-it.

Katër herë në vit, qysh nga viti 2010, shtatë mbajtësit e çelësit takohen për ceremoninë e çelësit ku e gjenerojnë një çelës të ri master – pra një fjalëkalim të ri.

Siguria është tejet e rreptë dhe përfshin kalimin përmes dyerve të shumta të mbyllura, skanerëve të dorës, derisa të hyni në një dhomë aq të sigurt saqë asnjë paisje elektronike nuk mund të hyjë në të.

Kjo është një video e ceremonisë së parë të çelësit që është mbajtur në vitin 2010. Shkoni në minutën 1:58 për ta parë ceremoninë. /albeu.com/

Shtuar më 27/12/2016, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip

Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip "Jeep".