Akuzohet se përdhunoi të miturën, çfarë deklaroi 20-vjeçari

ditën e djehsme një 17 vjeccare akuzoi një 20 vjeccar se e kishte përdhunuar.

Ajo së bashku me prindërit i janë drejtuar Policisë për të denoncuar 20-vjeçarin.

Por i riu nuk pranon të ketë abuzuar me të miturën

Pasi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, 20-vjeçari është marrë në pyetje nga oficerë të Policisë Gjyqësore.

Sipas burimeve nga Policia, ai mësohet se nuk ka pranuar akuzën e ngritur ndaj tij, duke pretenduar se vajza në fjalë ka gënjyer.

I riu është shprehur se me vajzën ka krijuar një njohje, por nuk ka pasur qëllime të tilla me të.

Pavarësisht pretendimeve të tij, Policia ka vendosur nga tij një urdhërarresti, çka do të bëjë që ai të dalë para Gjykatës e të njihet me masën e sigurisë personale.

Theksojmë se vajza, e cila ka akuzuar 20-vjeçarin, ka qenë nën shoqërinë e prindërve të saj. Në praninë e një psikologeje, ajo ka treguar episodin se kur ka ndodhur edhe abuzimi seksual me të riun./albeu.com/


Shtuar 5.08.2020 12:16