Instagram sjell zmadhimin e fotove (VIDEO)
Sot në llogarinë e tij zyrtare, Instagram ka prezantuar një karakteristikë të re të shumëkërkuar nga përdoruesit, atë të zmadhimit të fotove dhe videove.

Tani për të zmadhuar një foto, mjafton të përdorni gishtin e madh dhe atë tregues për ta zmadhuar, njësoj siç zmadhoni fotot në galerinë tuaj apo në rrjetet e tjera sociale.

Për momentin, kjo karakteristikë është e disponueshme vetëm në platformën e Instagram për iOS, në përditësimin e fundit të aplikacionit, por do të vijë së shpejti edhe për platformën e Android./albeu.com/



Shtuar më 02/09/2016, ora 13:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori