Instagram prezanton ‘Events’ tek Explore
Istagram tashmë është shtëpia më e madhe e fotove dhe videove, madje kohëve të fundit kompania ka arritur të zgjeroj gjatësinë e videove.

Sipas Instagram, ky kanal so të shfaq video bazuar në atë që mendon se ju mund të pëlqeni, të ngjashme me fotot në të cilën përcaktohen atë çfarë ju pëlqeni, kë ndiqni dhe kështu me rradhë.

Sipas përshkrimit të Instagram “Ky kanal mbledh videot më të mira nga koncertet, eventet sportive dhe më shumë në mënyrë që ju mund të ndjeni sikur jeni në rreshtin e parë. Ashtu si pjesa tjetër e Explore, ky kanal i ri është i personalizuar për ju dhe nxjerr në pah eventet që ju mund të pëlqeni. ”

Për fat të keq ky tipar është në dispozicion vetëm në SHBA tani për tani, kështu që për ne që nuk jemi pjesë e SHBA-së, nuk do të jemi në gjendje për të parë këtë funksion të ri ende, por siç shprehet dhe Instagram, ata janë duke planifikuar ta sjellin atë së shpejti dhe për pjesën tjetër të botës./albeu.com/
Shtuar më 02/09/2016, ora 14:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori