Injorojeni këtë mesazh mund t'ju boshatisë llogarinë tuaj
Pëlqej
Sarah është emri më i ri që po pushton celularët e shumë njerëzve për një arsye të veçantë, por serioze.

Janë publikuar disa mesazhe nga një numër që shkruan: Jam Sarah, kam nevojë që të më bëni një nder nëse është e mundur. Kam bërë një aksident të vogël dhe kam thyer kërcin dhe bërrylin e krahut të majtë.

A mund të më shkruani sapo të merrni këtë mesazh?

Nëse një person t’i kthente, atëherë do kërkojnë një kod i cili mund të marrë të dhënat në numrin e telefonit.

Këto informacione mund të kenë të bëjnë me llogarinë bankare dhe hakerat arrijnë që të vjedhin gjithçka ndodhet në të.

Ky është një mashtrim të cilit nuk duhet ti besojë askush, edhe nëse një mesazh i tillë dërgohet në rrjete sociale. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2017, ora 17:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori