Nuk u aktivizua ndeshjen e djeshme dhe u largua para përfundimit, CR7 “tallet” nga fansat (FOTO LAJM)

Manchester United fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Tottenham ditën e djeshme.

Cristiano Ronaldo nuk u aktivizua asnjë minutë në këtë sfidë, dhe portugezi madje u largua përpara se gjyqtari të përfundonte minutat e rregullta.

Ai kishte dal në nxemje dhe më pas u drejtua drejt tunelit duke u larguar rreth minutës së 88-të. Pas ndeshjes, Ten Hag u pyet nga gazetarët për këtë veprim të sulmuesit dhe tekniku u përgjigjë se do ta qartësonte situatën me Ronaldon.

Tifozët kanë krijuar një grafik në rrjetet sociale, kur zakonisht përdoret nga specialistët e statistikave për të treguar përshkrimin e fushës që ka bërë një lojtar i caktuar. Për Ronaldon, fansat kanë krijuar një grafik ku terreni që ka përshkruar portugezi për 90 minuta, ka qenë vetëm te stoli dhe rrugëtimi i tij drejt tunelit të stadiumit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 20.10.2022 10:18