Shefi i CIA: Nuk ka informacione që provojnë se Putin është sëmurë

Nuk ka asnjë informacion se Vladimir Putin është në gjendje të keqe shëndetësore, tha drejtori i CIA-s.

Ka pasur në rritje spekulime të pakonfirmuara mediatike se Putin, i cili mbush 70 vjeç këtë vit, mund të vuante nga kanceri.

Por William Burns tha se nuk kishte prova për ta vërtetuar këtë, duke bërë shaka se ai dukej “shumë i shëndetshëm”.

Komentet e tij erdhën pasi SHBA njoftoi se do t’i siguronte Ukrainës më shumë armë me rreze të gjatë.

Më herët Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se fokusi ushtarak i Rusisë në Ukrainë nuk ishte më “vetëm” lindja dhe la të kuptohej se strategjia e Moskës kishte ndryshuar pasi Perëndimi furnizoi Ukrainën me armë të tilla./albeu.com


Shtuar 21.07.2022 07:24