Huawei Mate 8 me tre modele të ndryshme
Huawie sjell modelin më të ri të telefonit të tij, Mate 8, i cili do të lançohet më 26 nëntor, do të jetë në dispozicion në disa variante të ndryshme, do të ketë dallime në madhësi të ekranit dhe disa specifika harduerike.

Pritet që telefoni të jetë në tre modele të ndryshme: një me ekran me madhësi ndërmjet 5.5 dhe 5.7 inç, një tjetër me ekran 6 inç, dhe tjetri me 6.2 inç. Modeli bazë do të jetë në dispozicion 3GB/32GB, kurse modeli më i mirë do të ketë hapësirë 128 GB.

Modeli 6.2 inç do të ketë rezolucion 2K( që ndoshta nënkupton QHD, pasi që 2K asnjëherë nuk është përdorur si rezolucion për telefon), ndërsa modelet më të vogla do të kenë rezolucion 1080p. Të gjitha modelet do të kenë sistemin Android 6.0. /albeu.com/

Shtuar më 17/11/2015, ora 11:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori