Babai i Jovic: Të shkojë në burg, por me një kusht

Ka bërë shumë bujë në ditët e kaluara rasti i Luka Jovic. Sulmuesi i Real Madrid ka thyer izolimin e detyruar të vendosur nga klubi për të shkuar në Serbi tek e fejuara.
Një sjellje që ka shkaktur shumë polemika në Serbi, me presidentin Vucic që e ka kërcënuar me burg lojtarin nëse do ta shkelte përsëri karantinën.

Jovic ka kërkuar falje më pas dhe e ka shpjeguar veprimin e tij duke thënë se nuk ishte në dijeni të rregullave. Në orët e fundit ka ardhur edhe reagimi i babait të futbollistit.

“Tani duket sikur është një kriminel. Të shkojë në burg nëse duhet, por vetëm nëse është fajtor. Ai ka rdhur në Beograd dhe është vënë në izolim”, ka thënë babai i Jovic për AS.

“Fotografitë ku shfaqet duke bërë shëtitje janë bërë muaj më parë. Edhe Sofia, që është shtatzënë, është e mbyllur në shtëpi”.


Shtuar 22.03.2020 15:59