Fund aboneve! Qytetarët do të duhet të paguajnë “Cash” për të hipur në urban

Kompanitë e transportit Urban paralajmëruan pak ditë më parë se nëse nuk u plotësohen kërkesat e tyre, që i kanë dorëzuar institucioneve përkatëse, do të pezullojnë veprimtarinë e autobuzëve brenda-qytetas.

Ditën e sotme, kompanitë kanë vendosur që të heqin abonetë për qytetarët duke nisur që nga 1 marsi.

Ky vendim vjen pas ultimatumit ndaj qeverisë për të përmbushur kërkesat e tyre në drejtim të uljes së çmimit të karburantit.

Njoftimi:

Në vijim të shkresave dërguar të gjitha institucioneve vendimmarrëse në lidhje me problematikat e transportit publik qytetas në nivel kombëtarë, që kanë të bëjnë me pamundësinë financiare të operimit normalisht, informojmë qytetarët se në mungesë të një ndihme reale nga Qeveria, janë të pamundur për të ofruar të gjitha shërbimet e këtij aktiviteti.

Sa më sipër, për muajin Mars, nuk mund të ofrohet si shërbim me bileta të pajtimit mujor (ABONE), pasi aktiviteti që ne përfaqësojmë ndodhet në kolaps ekonomik.

Mbetemi ende me shpresën e një zgjidhje të kësaj situate sipas premtimeve të bëra!/albeu.com/