Google ua plotëson dëshirat shfrytëzuesve të IE 6
Albeu.com
Ankesat se disa prej shërbimeve të uebmailit Gmail nuk janë në dispozicion për shfrytëzuesit e shfletuesit Internet Explorer në versionin 6, gjiganti i internetit ka vendosur t’i rregullojë.Sipas paralajmërimeve, shfrytëzuesit e IE6 tani e tutje nuk do të duhej të kishin kurrfarë problemi.
Tregu i shfletuesve të internetit është mbushur bukur mirë duke marrë parasysh se secili nga taborët kanë paraqitur risitë e tyre të shumta, mirëpo edhe përkundër këtij fakti, një numër i madh i shfrytëzuesve edhe më tutje shëtisin nëpër internet duke përdorë tanimë arkaikun Internet Explorer në versionin 6. Disa nga mundësitë e Gmail, shërbimit pa pagesë për uebmail nga Google, nuk kanë qenë në dispozicion për ta, mirëpo tani janë rregulluar.

Google në rregullimin e tyre ka punuar me ekipin e Internet Explorer, derisa mangësitë si pamundësia e shënimit të porosive me ngjyra të ndryshme, pamundësia e qasjes në disa funksione të caktuara të Gmail Labs, integrimi jo i plotë me AOL Instant Messenger tani veçmë janë rregulluar. Në bashkëpunim me Microsoft janë rregulluar edhe mangësitë siç ka qenë performansa e shfletuesit IE6 gjatë hapjes së programit JavaScript gjatë shfrytëzimit të Gmail dhe të ngjashme.

Sidoqoftë, si Microsoft ashtu edhe Google megjithatë këshillojnë shfrytëzuesit të shkarkojnë versionet më të reja të cilitdo version më të ri të shfletuesve të internetit sepse shfletimi do të jetë dukshëm më i lehtësuar dhe mbi të gjitha më i sigurt. (telegrafi)
Shtuar më 08/09/2008, ora 21:04
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori