Google Speech Translate risia më e re nga Google
Google njofton se së shpejti do të dalë përkthyesi me zë në kohë reale që do të jetë një risi mjaft e këndshme për përdoruesit e Google Translate. Ky është një aplikacion i cili do të përkthejë nga disa gjuhë kryesore duke kthyer fjalët e dëgjuara në tekst në gjuhën e përdoruesit të telefonit.

Ky është një opsion për të cilin Google po punon në mënyrë që ta ofrojë për të paktën 90 gjuhë të ndryshme. Aplikacioni i android do të mundësojë bisedën e njerëzve në gjuhë të ndryshme duke hedhur në ekranin e telefonit çdo fjalë që thuhet.

Gjithashtu Google tha se më shumë se 100 milionë persona që kanë androidë kanë instaluar Google Translate, do tu bëhet përditësim i aplikacionit kur të dalë në treg Google Speech Translate.

Sipas drejtori inxhinierik i Google-it, Macduff Hughes, ky aplikacion do të ketë vështirësi përkthimin, pasi 80-90 përqind e uebit dominohet nga 10 gjuhë. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2015, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori