Google me index te faqeve te vitit 2001
Albeu.com
Këto ditë Google mbush plotë 10 vjet. Për dikend 10 vjet mund të duken pak, por Google pas 10 vjetësh është gjigandi i internetit, lideri i internetit dhe këtë titull pa dyshim se do ta mbaj edhe për një kohë të gjatë.Më rastin e 10 vjetorit të themelimit, Google ka kthyer prapa indeksin e faqeve të vitit 2001.

Sipas Google, në atë kohë kanë që të indeksuara 1,326,920,000 web faqe.

Kështu dhe ne shfrytëzuam këtë rast për të bërë disa hulumtime te vogla në lidhje me web faqet shqiptare të asaj kohe.

Në Google 2001 shtypëm fjalën për kërkim: Shqiperia, dhe Google gjeti vetëm 3,850 web faqe që përmbanin termin Shqiperia.

Ndërsa kur kërkuam të njëjtën fjalë kyqe në Google 2008, rezultati ndryshoj rrenjësisht. Tani Google gjeti 24,000,000 web faqe që përmbanin fjalën kyqe Shqiperia.

Disa kërkime tjera:

Fjala kyqe: Google 2001 Google 2008
Kosova 121,000 40,900,000
Albania 982,000 124,000,000
Lajme shqip 855 810,000
Muzike shqip 185 1,730,000
Faqe shqip 1,360 1,440,000

Për të shiquar rezultatet e indeksimit të web faqeve në Google në vitin 2001, klikoni linkun vijues: www.google.com/search2001.html

nga Besart Bajrami
Shtuar më 03/10/2008, ora 17:40
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori