Google futet edhe ne sektorin e muzikes
Albeu.com
Google së shpejti pritet të futet edhe në sektorin e muzikës. Sipas lajmeve në blogjet e njohura amerikane, Google tashmë ka përfunduar edhe përgatitjet teknike për këtë shërbim.Detyra e re që Google i ka vënë vetes është t'u ofrojë vizitorëve të kërkojnë këngët e reja, të gjejnë albumet e sapo dalura, tekstet e këngëve, videot dhe të gjitha të dhënat për këngëtarët.

Emri i këtij shërbimi është One Box dhe pritet të lancohet në javët në vazhdim. Për të ofruar këtë shërbim, Google tashmë ka firmosur marrëveshje me Warner Music, Sony Music, EMI dhe Universal Music. Aktualisht, Google përmes këtij shërbimi nuk do të shesë këngë (mp3).

Sipas analistëve, Google nuk është e interesuar të shesë mp3 ndërsa ata që dëshirojnë të bëjnë blerje, Google do t'i drejtojë në sajtet si LaLa dhe iLike. Çmimi i një mp3-shi pritet të jetë 1 dollar ndërsa për ta dëgjuar do t'ju duhet të paguani 10 cent. (albeu.com)
Shtuar më 26/10/2009, ora 00:32
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori