Google fillon me shitjen e celulareve
Albeu.com
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka filluar shitja e celularit të parë nga kompania Google – G1.Ai do të duhej të konkurronte me pajisjen e njohur botërisht të kompanisë Apple - iPhone. Përkundër promovimit të dobët të celularit, blerësit me interesim e kanë pritur fillimin e shitjes.
Celulari është prodhuar në bashkëpunim me prodhuesit jugkorean, e në të është integruar sistemi operativ i Googlet, Android. Falë tij, celulari kthehet në një kompjuter miniatural.

Ekspertët e G1 e paralajmërojnë si celular i cili do të mund të shkatërronte atë iPhone nga Apple. Blerësit megjithatë pranojnë se hiti i sotëm qysh nesër do të mund të ishte një copë e vjetër e plastikës. Përkundër kësaj interesimi mbetet shumë i madh.

Operatorët amerikanë të rrjeteve mobile do ta ofrojnë celularin me çmim prej 180 dollarësh dhe me marrëveshje parapagimi. Derisa në tregun tonë evropian ky celular do të duhej të arrinte në fillim të vitit të ardhshëm.
Shtuar më 24/10/2008, ora 22:01
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori