Google dhe Yahoo në luftë për këtë faqe!
Pëlqej
Groupon.com
Rivalët Yahoo dhe Google, vazhdojnë me konkurrencën për të dominuar internetin. Këtë herë, "mollë sherri" është bërë një faqe me vlerë 3 miliard dollarë, të cilën duan ta blejnë të dyja kompanitë.

Bëhet fjalë për faqen Groupon.com, faqe kjo që bën pjesë në kategorinë e faqeve "deal-of-day" dhe ku brenda 24 orëve ofrohen produkte të caktuara me çmime shumë të ulta dhe ku në fund të 24-orëve, mbyllet oferta.
Dhe kjo faqe, sot vlen plot 3 miliard dollarë.

Yahoo ishte i pari që i ofroi ofertën me një shifër mes 2 dhe 3 milar dollarë (oferta e saktë nuk dihet). Pas kësaj, futet në lojë edhe Google, i cili, sipas burimeve nga Google, i ka ofruar një ofertë shumë më të mirë sesa të Yahoos.

Që tani është e vështirë të parashikohet fundi i kësaj gare, por është e sigurtë se nga kjo garë, fitues më i madh do të dalë Groupon.com. (albeu.com)
Shtuar më 22/11/2010, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori