Google Chrome, lė pas Internet Explorer
Google Chrome
Google Chrome mė nė fund tejkalon Internet Explorer, pėr t’u bėrė kėshtu Web shfletuesi numėr njė nė botė. Ky lajm u bė i ditur nga StatCounter ku thuhet se ky ndryshim historik ndodhi javėn e kaluar.

Nė listėn e shfletuesve mė tė popullarizuar vendin e tretė, katėrt dhe tė pestė e mbajnė Firefox, Safari dhe Opera.

Pėrveē kėsaj, Google nė muajin mars regjistroi dhe njė fitore. Ueb shfletuesi Android Robot sipas tė dhėnave tė muajit shkurt tejkaloi shfletuesin Opera dhe tash ėshtė mė i popullarizuari pėr shfrytėzuesit qė shfletojnė Internetin pėrmes telefonave celularė.

Sipas StatCounter (kompani analitike e Ueb-it), nė anketimet e bėra Chrome kryesonte nė Indi, Rusi dhe Brazil ku tė gjithė kėto shtete bėnė qė Chrome tė bėhej shfletuesi numėr njė nė botė.

Pėrndryshe, kjo nuk ėshtė hera e parė qė StatCounter publikon epėrsinė e Chrome-it nė listėn e Ueb shfletuesve mė tė popullarizuar. Vendin e parė shfletuesi i Google e kishte edhe me 18 mars tė kėtij viti, por vetėm pėr njė ditė.

Gjatė muajit maj dy konkurrentėt mė tė mėdhenj Chrome dhe IE ishin tė barabartė me 33% tė tregut. Ndėrkohė, gjatė fundjavės sė kaluar Chrome u rendit nė vendin e parė dhe vazhdon ta ruaj kryesimin.
Shtuar më 21/05/2012, ora 20:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Për të tretin vit radhazi, kancelarja gjermane Angela Merkel renditet në krye të listës së femrave me më shumë ndikim në botë.

Për të tretin vit radhazi, kancelarja gjermane Angela Merkel renditet në krye të listës së femrave me më shumë ndikim në botë.