Gjykata zviceriane urdhėron modifikime nė Google Street View
Google Street View
Gjykata e lartė e Zvicrės tė premten aprovoi tė drejten themelore tė Google pėr tė dokumentuar pamjet e rrugėve rezidenciale me anė tė teknologjisė Street View, por imponoi disa kufizime nė llojet e imazheve qė kompania mund tė bėjė.

Ky vendim e lė shėrbimin tė paprekur nė Zvicėr, qė njihet si shteti me masat mė tė rrepta tė privatėsisė nė botė. Rregullatorėt zvicerian dhe Google deklaruan se tė dyja palėt janė shumė tė kėnaqura me kėtė vendim.

Google, ende vazhdon tė pėrballet me hetime nė Europė pėr shkak tė dominimit tė tregut tė kėrkimit nė Internet. Tė premten, komisioneri i konkurrencės qė ėshtė duke e udhėhequr kėtė hetim, i dha Google njė afat deri nė korrik qė tė vijė me “shenja konkrete” pėr tė ofruar zgjidhje.

Komisioneri, Joaquķn Almunia, tha nė njė fjalim se nėse propozimet “nuk janė tė kėnaqshme, atėherė procedimet formale do tė vazhdojnė pėrmes adoptimit tė njė deklarate kundėrshtuese.”

Google nė anėn tjetėr, deklaroi se ka bashkėpunuar me komisionin rreth kėsaj ēėshtjeje.

Street View filloi si njė projekt ambicioz pėr tė fotografuar rrugėt e botės. Por mė vonė u kthye nė njė telash kur u kuptua qė makinat e Street View qė fotografonin rrugėt, gjithashtu mbledhnin tė dhėna tė paenkriptuara nga rrjetet wireless- pjesė tė emailėve, fotografi, fjalėkalime, postime nė Ueb faqe si dhe informacione tė tjera private.

Google ka deklaruar se mbledhja e informacioneve private ishte aksidentale, por raporti i Komisionit Federal pėr Komunikim nuk qe nė gjendje qė tė vėrtetoj plotėsisht kėtė pikėpamje. Nė muajin prill, KFK gjobiti Google me 25,000 dollarė, me arsyetimin se kjo e fundit kishte bllokuar njė hetim pėr Street View. Google deklaroi se tė dhėnat nuk ishin pėrdorur nė asnjė produkt tė Google.

Vendimi i gjykatės zviceriane nuk pėrfshinė mbledhjen e tė dhėnave private tė Internetit por pėrqendrohet nė kushtet pėr fotografimin e rrugėve tė shtetit.

Google lansoi Street View nė Zvicėr gjatė vitit 2009, ku privatėsia mbrohet aq fortė saqė shumica e banorėve nuk vendosin emrat e tyre as edhe nėpėr kutitė postare.

Nė vitin 2010, rregullatori kombėtar ka vėnė nė pikėpyetje tė ardhmen e Street View duke kėrkuar qė teknologjia e pikselėve tė Google, qė mjegullon disa imazhe, tė funksionoj pa asnjė gabim, gjatė gjithė kohės. Nėse gjykata e lartė do tė ishte e tė njėjtin mendim me rregullatorin, atėherė Google do tė detyrohej tė largoj shėrbimin Street View nga Zvicra pėr shkak se nuk do tė mund t’i pėrmbahej kėrkesave pėr saktėsi absolute.

Nė vendimin e sė premtes, Gjykata Supreme Federale, Bundesgericht, tha qė Google nuk ka nevojė tė garantoj mjegullimin e njėqind pėrqind tė fytyrave tė kalimtarėve, tabelave tė makinave dhe shenjave tė tjera identifikuese tė fotografuara nga makinat e Google Street View; por 99 pėrqind ėshtė e pranueshme. Kompania me seli nė Mountain View, Kaliforni, thotė qė teknologjia e saj mjegullon fytyrat dhe tabelat e makinave nė 99 pėrqind tė rasteve.

Derisa gjykata zviceriane u vu nė anėn e Google sa i pėrket pėrshtatshmėrisė sė metodave tė pikselėve digjital, megjithatė paneli aprovoi edhe kushtet e kėrkuara nga rregullatori kombėtar. Kėto kushte e obligojnė Google qė tė zbres kamerat e Street View nė mėnyrė qė tė mos fotografojnė kopshtet dhe rrethojat, qė tė mjegulloj plotėsisht objektet e ndieshme siē janė strehimoret e femrave, burgjet, shtėpitė e pleqve dhe shkollat, si dhe tė njoftoj komunitetin paraprakisht pėr datat e fotografimit.

Marc Rotenberg, drejtor ekzekutiv i Electronic Privacy Information Center, qė ka kritikuar projektin, e quajti vendimin si njė shtrėngim tė rėndėsishėm tė aftėsisė sė Google pėr tė filmuar nė publik. “Vendimi i gjykatės zviceriane rreth ēėshtjes sė Street View vė mė shumė presion ndaj Google qė tė heq dorė nga ky shėrbim kontrovers,” deklaroi Rotenberg.

Mirėpo, Daniel Fischer, avokat i privatėsisė nė firmėn AFP Advokatur Fischer & Partner nė Zyrih, e quajti verdiktin si “njė kompromis ligjor tipik zvicerian.” Ai shtoi, “Qė tė dy palėt duhet ta ruajnė fytyrėn.”

Peter Fleischer, kėshilltar i privatėsisė nė Google, nė njė deklaratė pėr shtyp tha se kompania do tė rishikoj rekomandimet pėr rregullim tė procedurave tė shėrbimit Street View nė Zvicėr.

“Ne jemi tė lumtur qė gjykata zviceriane ka aprovuar pjesėn kryesore tė apelit tonė, qė nėnkupton se ne kemi kontroll tė fuqishėm tė privatėsisė nė Street View,” deklaroi Fleischer.

Hanspeter Thür, komisioneri federal pėr mbrojtjen e tė dhėnave dhe informacioneve, i cili kishte paraqitur ankesėn kundėr Google, deklaroi se ishte shumė i kėnaqur me vendimin e gjykatės.

Nė deklaratė thuhej se “Ky vendim pėrkrahė thelbin e argumentit tonė ligjor.”

Rasti i Zvicrės ishte i fundit qė mbahej pezull nė Europė duke sfiduar legjitimitetin themelor tė metodave tė fotografimit qė pėrdoren nga Street View, qė fillimisht kishin ngritur brengat e privatėsisė para pesė vitesh. Me pėrjashtim tė Greqisė, tė gjitha gjykatat dhe rregullatorėt europian kanė lejuar Google qė tė fotografoj rrugėt nė 25 shtete nė Europė, edhe pse nė tė shumtėn e rasteve me kufizime.

Prokurorėt gjerman nė Hamburg si dhe mbikėqyrėsi i mbrojtjes sė tė dhėnave po vazhdojnė tė hetojnė mbledhjen ilegale tė tė dhėnave tė Internetit.

Qė kur KFK (Komisioni Federal i Komunikimit) gjobiti Google, kanė ekzistuar agjetacione nė Britani, dhe nė Shtetet e Bashkuara pėr njė hetim mė tė thellė. Njė koalicion prokurorėsh qė po merret me ēėshtjen ėshtė duke vazhduar hetimet, por deri mė tani nuk ka arritur rezultate tė kėnaqshme. Gjykata zviceriane, gjithashtu tha se Google duhet tė ofroj mė shumė informacione rreth Street View, duke ju mundėsuar njerėzve qė tė largohen nga arkiva e fotove pėrmes shėrbimeve tė postės tradicionale, dhe online.

“Shumė njerėz nė Zvicėr nuk kanė qasje nė Internet, dhe ata janė ndier tė frustruar me refuzimin e Google pėr tė ofruar njė adresė tė saktė postare pėr ankesat e tyre,” deklaroi Eliane Schmid, zėdhėnėse e rregullatorit zvicerian pėr privatėsinė e tė dhėnave.

Google punėson qindra punėtorė nė zyrėn e saj regjionale nė Zyrih, njėra ndėr mė tė mėdhat jashtė Shteteve tė Bashkuara. (PCWorld Albanian)
Shtuar më 10/06/2012, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.

Nuk është Photoshop, kjo shtëpi e ndërtuar në mes të lumit ndodhet në Serbi.