Gjermani: "Like" i Facebook-ut dhunon ligjet e privatësisë
Facebook është nën akuzë në Gjermani, më saktësisht në Schleswig Holstein, ku komisionarët e mbrojtjes së privatësisë kanë ndaluar tastin “like”, për institucione dhe ndërmarrje.

Replika ka qenë e menjëhershme nga përdoruesit e rrjetit social, të cilët kanë protestuar këtë censurim në Gjermani.

Sipas komisionarit Thilo Weichert, “Facebook dhunon ligjet mbi mbrojtjen e të dhënave personale në fuqi në Gjermani dhe në Unionin Evropian. Kush përdor këtë funksion bëhet menjëherë pjesë e dhunimit të kësaj privatësie”.

Gjoba mund të arrijë deri në 50 mijë euro.
Shtuar më 22/08/2011, ora 14:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori