Të
kuptosh kur dikush është duke të gënjyer është diçka e vështirë dhe ndonjëherë e pamundur.
Por, tashmë, me ndihmën e një
kompjuteri mund të
kuptosh fare thjeshtë nëse personi përballë teje është duke u treguar i sinqertë.
Nëpërmjet një kamere që monitoron vetëm lëvizjen e bebes së syrit,
programi është në
gjendje të kuptojë vërtetësinë e asaj që thuhet.
Në mënyrë të pavullnetshme, një gënjeshtar priret të zhvendosë shikimin sy më sy dhe bebja e tij shfaq lëvizje, zakonisht të padukshme dhe mikroskopike, por që nuk mund t’i shpëtojnë programit.
Shkencëtarët e provuan
pajisjen në një grup të selektuar personash, të cilëve iu kërkuar që në historitë që tregonin midis tyre, të fusnin edhe disa ngjarje të pavërteta.
Testimet, treguan se
programi analizues ishte në
gjendje të zbulonte 95% të të gjitha gënjeshtrave të thëna.
Shtuar më 01/04/2012,
ora 14:24