Galaxy S6 Edge lakohet në mënyrë të njëjtë si iPhone 6 Plus
Deri më tani ishte përfolur se iPhone 6 Plus është telefoni i parë i sjellë nga Apple i cili lakohet nse ne e mbajmë në xhep, por duket se të njëjtin fat ka dhe telefoni më i ri i Samsung Galaxy S6 Edge.

Gjatë një testi që i është bërë modelit Galaxy S6 Edge është vënë re se ai si rivali i tij iPhone 6 Plus, lakohet dhe defërmohet nëse mbahet në xhep.

Testet janë kryer nga kompania e sigurimeve SquareTrade, e cila në testim ka përfshirë telefonat nga Samsung, HTC dhe Apple, por nga ky test ku duket se të gjithë modelet u defërmuan S6 dhe iPhionë 6 performuan më mirë sesa telefoni i ri i HTC, One M9. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2015, ora 11:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori