Kuvendi dhe vizita e Escobar, çfarë pritet të ndodhë sot

Këtë të enjte, në orën 10:00 do të mblidhet Kuvendi, i cili ka si rend dite, miratimin e procesverbalit të seancës plenare datë 2.12.2021

Projektligj “Për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me vendosjen e kufizimeve të importit të kategorive të materialeve arkeologjike dhe etnologjike të Shqipërisë”.

Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr. 99/2021 “Për ratifikimin e vendimit të komitetit të Përbashkët EFTA – SHQIPËRI nr. 1 i vitit 2021 miratuar më 24.6.2021 për ndryshimin e protokollit B të marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Shqipërisë lidhur me përkufizimin e konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ dhe ndryshimi i marrëveshjeve për bujqësinë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës dhe Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Islandës si pjesë përbërëse e saj”.

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, për mbështetjen e përpjekjeve të Republikës së Shqipërisë për zbutjen e pandemisë Covid-19″. Projektvendim “Për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit të Konkurrencës.

Gjithashtu sot pritet që të mbërrijë në Tiranë i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai do të takohet fillimisht rreth orës 11:00 me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Më pas, rreth orës 15:00, do të ketë një takim me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa në orën 17:00 do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, pa praninë e mediave.

Vizita e Escobarit do të ndodhë vetëm dy ditë para Kuvendit Kombëtar, të thirrur fillimisht nga Berisha, i cili nuk njihet nga kryesia e PD-së. Nga ana tjetër, Basha ka thirrur Kuvendin më 18 dhjetor./albeu.com


Shtuar 9.12.2021 07:49