PD mbledh pas dy ditësh Këshillin Kombëtar, vendimet që do merren

Partia Demokratike e Shqipërisë do të mbledhë pas dy ditës Këshillin Kombëtar të kësaj force politike.

Lajmin e bëri të ditur sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, përmes një njoftimi ku paraqet edhe çështjet që do të shqyrtohen.

Njoftimi i Bardhit:

PD mbledh pas dy ditësh Këshillin Kombëtar

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, Në vijim të datës së caktuar në mbledhjen paraardhëse, ju konfirmoj se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet, ditën e shtunë, datë 15.01.2022, ora 16:30, në sallën e katit të II, selia qendrore e PD. Rendi i Ditës së mbledhjes është si më poshtë:

  1. Informim mbi vendimet e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe diskutime mbi situatën e krijuar nga aktet e dhunës në datën 8 Janar.
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së Brendshme të funksionimit të Këshillit Kombëtar, të përgatitut nga grupi i punës së ngritur me vendim të Këshillit Kombëtar nr. 172, datë 23.12.2021.
  3. Diskutim dhe informim për planin e organizimit të partisë dhe ndarja e detyrave për anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Duke ju uruar punë të mbarë,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi/albeu.com/