Facebook, "virusi" që po sëmur fëmijët
Sipas një studimi të kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 970.000 fëmijë janë aktivë në internet, dhe Facebook-un e kanë bërë një pjesë integrale të jetës së tyre të përditshme, raporton gazeta angleze The Sun.

Të paktën 46 % e tyre thonë se ata përdorin Facebook herë pas here. Studimi i analizuar nga Mintel tregon se përdorimi i përditshëm i Facebook është më i pranishëm te vajzave nga mosha 10 deri në 12 vjeç ku 54 % e tyre përdorin çdo ditë Facebook-un, raporton telegraf.

Rrjetet tjera më të njohura sociale në Botë janë Twitter dhe Club Penguin, por frekuenca e vizitave është shumë më e ulët, me më pak se 10 përqind krahasuar me Facebook.

Specialistët supozojnë se presioni i moshatarëvve është arsyeja kryesore e këtij përdorimi tejet të gjërë. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2011, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori