Facebook vijon risitë, videot do të regjistrohen në 360 gradë
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Facebook synon ende frontin e videos.

Rrjeti social më i përdorur synon të hapë mundësinë e lançimit të videove direkte përmes paltformës Streaming të filmave në 360 gradë, për të gjithë përdoruesit. Duke nisur nga profilet e tyre, apo nga faqet.

Dmth kushdo që ka një fotokamerë kompatibilie, si Gear 360, e sapolancuar nga Samsung, apo nga Nokia Ozo profesionale, mund të lancojë videon e tij “live”.

Risia sipas TechSot.al, e njoftuar nga kompania Facebook në blogun e saj, do të jetë gradualisht i disponueshëm në nivel global.

Kështu njësoj si për videot, Facebook njofton edhe “Live 360 gradë” që do të kenë audio e llojit hapësinor, formati që i jep spektatorit, efektin e tipit “Sorround”.

Për momentin thekson kompania e Zuckerberg, nuk janë ende videokamerat që integrojnë këtë lloj teknologjie, por do të jenë të disponueshme shumë shpejt.

Aktualisht mund të shfrytëzohet për këtë qëllim, mikrofoni ambisonik.
Shtuar më 31/03/2017, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së