Facebook me masa te reja sigurie
Facebook
Facebook vazhdimisht është në thumb të kritikës për shkak të brengosjes së shfrytëzuesve për sigurinë dhe privacinë e të dhënave të tyre në këtë servis. Për të zbutur këto brenga, Facebook ka paralajmëruar një nivel të ri të ...... sigurisë i cili do të jetë në disponim për shfrytëzuesit. Bëhet fjalë për diçka që sigurinë e Facebook e afron më shumë me serviset për shërbime bankare nëpërmjet Internetit. Në esencë secili shfrytëzues do të mund të identifikojë disa kompjuterë dhe telefona mobilë nga të cilët do t'i qaset accountit të vet në Facebook. Nëse dikush provon t'i qaset nga ndonjë kompjuter i paidentifikuar, duhet të përgjigjet në një pyetje shtesë të sigurisë, dhe përveç kësaj pronari i accountit do të njoftohet për këtë qasje, kështu që eventualisht od të mund të pengojë vjedhjen e të dhënave. Kjo mundësi nuk është automatike kësthu që shfrytëzuesit e Facebook duhet ta aktizivojnë posaçërisht në kuadër të menysë së parametrave dhe sigurisë së accountit, ku mund të bëjnë ndryshimet përkatëse.
Shtuar më 22/05/2010, ora 09:56
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori