Facebook, Instagram dhe Twitter ju përgjojnë bisedat
Pëlqej
Bashkimi Amerikan për të Drejtat dhe Liritë (ACLU), kohët e fundit zbuloi disa prova që ndaluan Twitter, Facebook dhe Instagram ndarjen e të dhënave me Geofeedia.

Kjo firmë akuzohet për mbledhjen e të dhënave të rrjeteve sociale në mënyrë të paligjshme dhe ndarjen e informacionit me agjencitë të cilat dënojnë ata që nuk zbatojnë ligjin.

Geofeedia, një analitik i cili bazohet tek vendndodhja, e reklamon teknologjinë e tij për agjencitë e zbatimit të ligjit. Sipas ACLU, është përdorur për qëllime si monitorimi i protestës “Black Lives Matter” në Ferguson, Missouri dhe Baltimore, Maryland.

Sipas Matt Cagle, avokat i të drejtës civile politikave lirive për ACLU e pjesën veriore të Kalifornisë, dokumentet zbuluan se Instagram i kishte siguruar Geofeedias akses në postimet e përdoruesve të tij, derisa kjo praktikë u ndërpre muajin e kaluar./albeu.com/

Shtuar më 22/12/2016, ora 17:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori