Facebook forcon luftën ndaj ‘fake news’
Facebook ka zgjedhur të forcojë luftën e tij kundër lajmeve të gënjeshtërta ose sic quhet ndryshe “FakeNewz” në mënyrë që 2 miliard përdoruesit e tij të jënë të parrezikuar nga të tilla gjëra të pavërteta.

Më herët kompania ka bërë të ditur një përditësim të algoritmit që do të shërbejë për të deklasifikuar këto lloj lajmesh në rrjetin social, duke i treguar ato shumë herë më pak nëpër kryqafaqe e njerëzve.

“Studimet e brendshme tregojnë se një grup personash në platformë që në mënyrë të përsëritur shpërndajnë sasi të madhe postimesh publike çdo ditë, në fakt mbushin me ‘spam’ fluksin e lajmeve përdoruesit.

Linqet e shpërndarë në këtë mënyrë kanë tendencën të kompromentojnë përmbajtjen me cilësi të ulët, titull misterioz, sensacional apo dezinformues”, thotë Adam Mosseri.

Ja pse thotë Mosseri më tej, “duam të reduktojmë ndikimin e këtyre ‘spammer’ dhe të forcojme luftën kundër “fake neës”dhe dezinformimit në rrjet. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori