Facebook fiton gjykimin rekord prej 873 milione dollaresh
Pëlqej
Albeu.com
Rrjeti më i madh shoqëror online, Facebook, ka fituar gjykimin me vlerë prej 873 milionë dollarësh në rastin kundër një spameri, që është edhe vlera më e madhe ndonjëherë në gjykimet e kësaj natyre.
Në këtë proces kanë qenë të akuzuar Adam Guerbuez, Atlantis Blue Capital dhe 25 njerëz tjerë anonimë, sepse me mashtrim kanë ardhur deri tek informatat e qasjes së shfrytëzuesve të Facebook dhe më pas miqve të tyre në listën e përdoruesve u kanë dërguar e-maila spam.

Guerbuez dhe të tjerët kanë vendosur faqe të rrejshme të Facebook në të cilat përdoruesit kanë futur të dhënat e tyre për qasje të cilat më vonë kanë mundur t’i vjedhin lehtë. Gjatë muajit mars e prill të këtij viti këta spamerë kanë dërguar 4 milionë porosi spam nëpërmes Facebookut.

Spam porositë do të paraqiteshin në profilin e përdoruesit dhe do të shfaqnin se personi në fjalë ka blerë produkte si marihuanë, tableta për ereksion dhe produkte të ngjashme.

Guerbuez është nënshtetas kanadez derisa Atlantis Blue Capital është emri i kompanisë të cilin ai e përdorë për të regjistruar emrat e domeneve. Përveç dënimit prej 873 milionë dollarësh, Guerbezit dhe bashkëpjesëmarrësve u është ndaluar që në të ardhmen t’i qasen Facebookut.

Më herët gjatë këtij viti, një spamer është dashur që shërbimit tjerë për shoqërim online MySpace t’i paguaj 230 milionë dollarë dhe deri më tani ky ka qenë dënimi më i lartë në para.
Shtuar më 26/11/2008, ora 03:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori