Shkrumbohet banesa në Krujë, policia jep detajet e para

Një banesë është shkrumbuar nga flakët orët e para të mëngjesit të të mërkurës në fshatin Zezë të Krujës.

Policia bën me dije se banesa është në pronësi të A.K ndërsa raportohet vetëm dëme materiale dhe jo pasoja në njerëz.

Njoftimi i policisë:

Me datë 03.11.2021, rreth orës 01:30, në fshatin Zezë, Krujë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 


Shtuar 3.11.2021 08:43