Facebook do të ndërtojë një motor kërkimi
Facebook
Prej disa muajsh ka pasur thashetheme se Facebook-u ka zhvilluar teknologjinë e saj për një motor kërkimi (si Google, Bing, Yahoo).

Themeluesi i kompanisë dhe shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg-u duket se i ka konfirmuar këto thashetheme në një intervistë të realizuar gjatë konferencës TechCrunch Disrupt, shkruan krokodili.com.

Uebfaqja TechCrunch raporton se kur janë pyetur nëse Facebook-u do të hyjë në biznesin e kërkimit, Zuckerberg tha: “Facebook-u është i pozicionuar në mënyrë shumë unike për t’iu përgjigjur pyetjeve që njerëzit kanë. Në të ardhmen ne do ta bëjmë këtë. Kemi një ekip që po punon për të. “

Zuckerberg tha se Facebook-u po gjeneron tashmë shumë kërkime përgjigjesh, duke thënë: “… në thelb bëjmë rreth 1 miliard pyetje në ditë dhe nuk po mundohemi fare. “Ai gjithashtu mendon se njerëzit duan të marrin një përgjigje specifike rreth kërkimeve dhe nuk marrin shumë zgjidhje të ndryshme. Ai shtoi duke thënë, “Motorët kërkimorë me të vërtetë po evoluojnë për t’ju dhënë një sërë përgjigjesh.”
Zuckerberg nuk ka dhënë asnjë koment se kur mund të nisë Facebook-u teknologjinë e saj të re. Ai gjithashtu nuk tha nëse investitori i Facebook-ut Microsoft-i mund të ndihmojë kompaninë me përpjekjet e tyre kërkimore. Shërbimi Bing i Microsoft-it ka integruar rezultate nga llogaritë e Facebook-ut në shërbimin e saj kërkimor muajt e fundit.
Shtuar më 13/09/2012, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori