Facebook deklaron shifrat e çmendura: 4.7 miliard fitime për 3 muaj
Pëlqej
Facebook ka publikuar të dhënat për 3-mujorin e tretë të këtij viti dhe shifrat e fitimeve janë marramendëse.

Mënyra më e re për reklamat në Facebook duket se ka dhënë rezultatet e para. Nga të dhënat e para Facebook ka siguruar 10 miliardë dollarë përfitim në korrik, gusht dhe shtator.

4.7 miliardë dollarë janë fitime të pastra për kompaninë , ndërsa pjesa tjetër janë shpenzime, ku koston më të madhe e ka pasur siguria.

Mark Zuckerberg i ka thënë investitorëve se politikat e kompanisë në fushën e sigurisë në të ardhmen do të kenë një ndikim edhe më të madh tek fitimet, duke i reduktuar ato.

“Jemi të vendosur për të parandaluar abuzimet në platformën tonë. Mbrojtja e komunitetit , për ne është më e rëndësishme sesa përfitmiet” – deklaroi Zuckerberg.
Shtuar më 04/12/2017, ora 23:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori