Facebook blen Wit.ai
Facebook ka blerë së fundmi shoqërinë Wit.ai një tjetër start-up që do i mundësojë atij njohjen e zërit, një ekuivalente dhe rivale e Siri të Apple.

Ky është një aplikacion i cili u mundëson përdoruesve të Facebook, që të përcaktojnë tekstin dhe mesazhet për të dërguar.

Facebook ka burimet dhe talentet për të na ndihmuar të hedhim hapin e radhës”, konfirmon një prej drejtuesve të Wit.ai, duke nënvizuar se të kuptuarit e gjuhës natyrale do ta ndihmojë Facebook-un të arrijë dhe të realizojë qëllimet që ajo i ka vënë vetes për të mundësuar lidhjen e të gjithë botës.

Shoqëria Wit.ai është krijuar nga Alexandre Lebrun, Willy Blandin e Laurent Landowski. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori