Encore 2 Write tableti më i ri Toshiba (FOTO LAJM)

Toshiba ka prezantuar një treshe të pajisjeve të reja si, dy tabletët Toshiba Encore 2 Write dhe laptopin hibrid Portege Z20t Ultrabook. Encore 2 Write është në dispozicion në dy madhësi të ekraneve, njërin me 10,1 dhe tjetrin me 8 inç, i cili vjen me lapsin digjital Toshiba TruPen me teknologjinë Wacom Feel.

Tabletët e rinj të Toshibës bazohen në procesorin Intel Atom, 11-orë jetëgjatësi të baterisë, kamerën e pasme me 8MP, kamerën frontale në HD, microUSB 2,0, mbështetje për microSD deri në 128GB dhe microHDMI, ndërsa të njëjtit fillojnë në 64GB memorie të brendshme dhe 2GB RAM.

Tabletët e Toshiba do të jenë pjesë e CES 2015">2015, dhe në tregun online duke filluar nga data 11 janar 2015">2015 kundrejt çmimit prej 400 dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori