Çelësi smart tashmë eliminon mbajtjen e çelësave me vete
Së shpejti siguria e shtëpisë tuaj mund të kalojë në një tjetër nivel.

Siguria e shtëpisë tuaj mund të sigurohet fare lehtë me çelësin smart të quajtur Bold. Dhe me anë të celularit tuaj ju mund të kontrolloni shtëpinë tuaj në çdo moment.

BOLD funksionon pothuajse si çdo çelës tjetër vetëm se tashmë nuk duhet t’i mbani çelësat gjithmonë me vete për ta hapur apo mbyllur derën sa herë të dilni nga shtëpia, por të përdorni celularin tuaj për këtë.

Ju e kyçni pajisjen kur dilni nga shtëpia dhe sapo të ktheheni përsëri, falë një ndjesori që ai ka të instaluar arrin të detektojë praninë dhe të njohë celularin me të cilin është lidhur, duke u hapur vetë.

BOLD mund ta montoni kollaj si bravat e tjera që keni në shtëpi dhe ta porositni në përmasat që i përshtaten derës suaj. Ai vjen në katër ngjyra të ndryshme: portokalli, të zezë, argjend dhe ngjyrë ari.

Bateria CR123A mund ta mbajë ndezur çelësin smart deri në tre vjet, dhe mund të realizojë deri në 25,000 aktivizime gjithsej, ndërkohë që aplikacioni Bold i lidhur me të do t’ju informojë gjithmonë në lidhje me gjendjen e baterisë./albeu.com/


Shtuar më 01/09/2016, ora 13:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori