E pabesueshme, Steve Jobs nuk ka dashur fare ta krijojë Iphonen
Pëlqej
Steve Jobs thuhet nuk ka dashur që të ketë asgjë me prodhimin e telefonave mobilë, pasi konsideronte se telefonat e zgjuar nuk do të jenë shumë të popullarizuar. Kjo është shprehur në librin “The One Device: The secret history of the iPhone”

Pasi të gjithë punonjësit në kompani këmbëngulën që ai të rrezikonte duke krijuar nje telefon nën logon e Apple, ai mw nw fund u bind.

“Pastaj inxhinierët më të mirë të kompanisë përnjëherë u zhdukën dhe kanë qenë të pakët ata që dinin se kush po merr pjesë në projektin e fshehtë të Apple. Ata që pranuan të marrin pjesë, u bënë pjesë e njërës nga fuqitë më të mëdha kreative të shekullit 21”, thuhet në libër.

Por, kjo nuk ishte e lehtë të realizohet. Inxhinierët punuan ditë e natë dy vjet në iPhone-n e parë.
“iPhone është fajtor pse unw u divorcova. Kjo pajisje shkatërroi edhe shumë martesa tjera”, ka thënë njëri nga ekspertët./albeu.com/
Shtuar më 18/06/2017, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori