E dini sa janë fitimet e raportuara nga Pokemon Go?
Sipas një raporti nga Sensor Tower, thuhet se deri tani Pokemon Go ka arritur t’i sjellë kompanisë më tepër se 440 milionë dollarë të ardhura, që do të thotë se nëse gjërat vazhdojnë kështu në fund të vitit parashikimi mund të përmbushet.

Raporti thotë gjithashtu se loja nuk renditet më në vendin e parë të aplikacioneve më të përdorura, pasi numri i përdoruesve ka rënë, por gjithsesi të ardhurat ditore nga e gjithë bota mbeten akoma mbi 4 milionë dollarë.

Para disa vitesh Candy Crush ishte loja me fitimet më të mëdha, rreth gjysmë milioni në ditë, por që janë akoma të pakrahasueshme me shifrat që ka kapur Pokemon./albeu.com/
Shtuar më 04/09/2016, ora 12:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori