E dini çfarë ndodh kur në "Google" shkruani 241543903?
Pëlqej
A keni provuar ndonjëherë të shkruaniGoogle numrin 241543903?
Nëse prisni ndonjë përgjigje misterioze, atëherë gaboheni.

Fjala është për një nga “meme”-t në internet.

Kur të shkruani këtë numërGoogle do të shihni një numër të madh të fotografive të njerëzve, të cilët kanë futur kokat në frigorifer.

Këtë “meme” e ka filluar David Horvitz në vitin 2009. Ai është një artist nga New Yorku, i cili në llogarinë e tij në Tumblr çdo ditë u ka dhënë shokëve të tij ide të ndryshme dhe “detyra”.

Njëra prej detyrave ishte edhe “të fotografohesh me kokën brenda në frigorifer dhe atë fotografi ta etiketosh me numrin 241543903”.

Në fund, ai vendosi të publikojë librin “Këshilla”.

Dhe pse ky numër?

Njëherë, një mikut të tij të sëmurë, i rekomandoi që të fuste kokën në frigorifer dhe numri iu dha si një kombinim i numrit serik të frigoriferit dhe pakos së petëve të ngrira që mbaheshin në të. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2017, ora 23:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori