Dropbox paralajmëron “Ndryshoni fjalëkalimin”
Dropbox ka lajmëruar pjesën më të madhe të përdoruesve për të ndryshuar fjalëkalimet e tyre, me anë të një mesazhi ku shkruhej:

“Duam t’ju njoftojmë se në qoftë se ju nuk e keni ndryshuar fjalëkalimin tuaj që në vitin 2012, atëherë duhet ta bëni këtë herën tjetër që të kyçeni në llogari. Kjo është thjesht një masë paraprake për sigurinë tuaj dhe ju kërkojmë falje për bezdisjen.”

Dropbox gjithashtu këshillon përdoruesit e saj:

Mos përdorni të njëjtin fjalëkalim dhe emër identifikimi në më shumë se një llogari.

Nuk është nevoja t’i ndryshoni fjalëkalimet shpesh, por të paktën bëjeni këtë pas ndonjë sulmi kibernetik të dëgjuar.

Përdorni një menaxher fjalëkalimi për të t’ju dhënë një fjalëkalim unik të cilin ju nuk e dini, por që e ruan ai për ju./albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 14:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori