Doni të shkëlqeni në Instagram? Shkarkoni urgjent këtë program
Cornea është një aplikacion i mbështetur në teknologjinë e inteligjencës artificale, i cili ju ndihmon në zgjedhjen e publikimit të fotos tuaj në bazë të popullaritetit potencial të saj.

Algoritmet e mençura, të integruara në këtë aplikacion, ndihmojnë përdoruesin ku në bazë të filterave të zgjedhur shohin se çfarë popullariteti në rrjetet e tjera sociale mund të ketë fotoja e selektuar.

Nëpërmjet këtyre algoritmeve krahasuese, përdoruesi mund të përmirësojë “popullaritetin” e fotos së tij/saj duke shtuar efekte të ndryshe e ikona në fotot e ngarkuara, shkruan Rrotull.

Aplikacioni shkon më tej duke rekomanduar hashtags dhe redaktime që në teori rrisin pikëpamjet e përgjithshme që merr imazhi në publik. Përdoruesit mund të shtojnë edhe hashtagët e tyre të personalizuar në qoftë se rekomandimet e Cornea shihen si “old fashioned”.

Sapo imazhi të jetë gati, Cornea A.I. gjithashtu mundëson caktimin e kohës së postuar, në mënyrë që imazhet të lansohen në ëeb në kohën e “peak-ut” për efekt maksimal. /albeu.com/



Shtuar më 15/02/2018, ora 13:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori