Cili iPhone është më i shpejtë? Ja përgjigjia... (VIDEO)
Pëlqej
Faqja EverythingApplePro ka bërë edhe sivjet testin e shpejtësisë së gjithë modeleve të iPhone.

Editorët e faqes kanë bërë testime duke i vënë në rradhë të gjithë modelet e deritanishëm të iPhone:2G, 3G, 3GS, 4, 4S, 5, 5C, 5S, 6, 6 Plus, transmeton Albeu.com.

Vlen të theksohet se të gjithë iPhona-t kanë të instaluar versionin e fundit që modeli përkatës suporton.

Testi i parë përfshin mbylljen e iphoneve dhe nuk vërehet ndonjë ndryshim i madh.

Testi i dytë është testi i hapjes. Më i shpejtë del iPhone 5s, i cili ia kalon iPhone 6 veya 6 Plusit.

Testet e tjera janë testi GeekBench dhe ai i hapjes së një faqeje (ata e kanë trestuar me Reddit.com) dhe në këto teste celularët e fundit iPhone 6 dhe 6 Plus kanë qenë më të shpejtit.

Për t'a parë në detaje, shihni më sipër videon. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori