Çfarë tregon fotoja e profilit për ju?
Fotoja e profilit në Facebook është një element që kërkon kohë dhe përkushtim nga ana e secilit nga ne. Zgjedhja e saj kërkon jo vetëm përqëndrim po shpesh dhe vëmendjen e duhur nga ne për të zgjedhur atë që mendojmë se është më e mira.

Sipas një studimi të ri, fotoja që zgjidhni për të vendosur në profil, jo vetëm që i tregon të tjerëve kompleksitetin e mrekullueshëm të personalitetit tuaj, por tregon shumë për këtë të fundit.

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Pensilvanisë përdori një program të sofistikuar për të analizuar 66 mijë foto profili të përdoruesëve në Tëitter, si dhe intervistoi 434 persona për të plotësuar një sondazh psikologjik.

Përfundimet treguan se foton që ju zgjidhni i përgjigjen 5 lloje personalitetesh. Neurotikë (me luhatje humori, ankth, të shqetësuar, xhelozë etj), të këndshëm, të ndërgjegjshëm, të hapur ndaj eksperiencavet të reja dhe ekstrovert.

Të hapur ndaj eksperiencave
Kjo kategori përfshin të gjithë ata persona që pëlqejnë të ndjanë me të tjerët eksperiencat e reja dhe nuk kanë frikë të pozojnë në vende dhe mënyra të pazakonta. Shpesh pozojnë me një objekt, një kitarë, ski etj. Zakonisht këta persona kanë tendencën të vendosin foto disi të zymta, me pak ngjyra dhe duken të mërzitur apo të trishtuar në to.

Neurotikët
Këta persona e kanë të vështirë që t’i fshehin emocionet negative. Për pasojë ka më shumë gjasa që të vendosin një foto profili të diçkaje tjetër dhe jo veten. Nëse vendosin foton e tyre, kujdesen që të jetë një imazh neutral që nuk të jep mundësinë që të krijoni një ide të saktë për ta. Sipas studimeve këta persona, ndonëse mund të ndihen shumë keq nga brenda në foton e profilit nuk ia lejojnë vetes që ta tregojnë një gjë të tillë.

Të ndërgjegjshmit
Ata që pëlqejnë rregullin, sjellje të planifikuara dhe janë të vetë – disiplinuar janë pjesë e kësaj katergorie. Këto cilësi pasqyrohen më së miri në fotot e tyre në rrjete sociale, me anë të emocioneve pozitive, ndoshta pasi janë gjithnjë të kujdesur që fotot të jenë gjithnjë perfekte dhe të rregullta.

Të këndshmit
Siç e sugjeron edhe vetë emri, këta persona shfaqen kryesisht të qeshur e të gëzuar, si dhe të rrethuar nga miq të shumtë. Fotot e tyre kanë më shumë gjasa që të jenë me ngjyra të shumta, ku subjekti është duke qeshur.

Esktrovertët
Një tjetër kategori që ka tendencën të postojë foto plot ngjyra dhe duke qeshur. Por ndryshe nga personat që “e këndshëm”, ekstrovertët nuk kujdesen për të vendosur foto me cilësi të mirë, madje ata nuk përdorin as efekte për modifikimin e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2016, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori