Celulari nga Google vjen qysh në fund të këtij viti
Albeu.com
Gjykuar sipas thashethemeve të cilat në mbarë botën janë shfaqur gjatë ditëve të fundit, pajisja e parë e cila si platformë do të shfrytëzojë softuerin Google Android do të duhej të paraqitej në fund të këtij viti.Në të njëjtën kohë, edhe pse shumë prodhues do të integrojnë Androidin në pajisjet e tyre, i pari i cili do të lëshojë një pajisje të tillë në treg do të duhej të ishte HTC. Sipas thashethemeve të publikuara dhe videos, pajisja e cila e para do të integrojë Androidin është HTC Dream, i emërtuar madje si G1.

Nga një grusht informatash të cilat janë paraqitur në internet jepet të kuptohet se HTC Dream do të përmbaj tastierë të plotë e cila do të shfaqet me anë të mekanizmit rrëshqitës, kamerë tre megapikselëshe dhe ekran të ndjeshëm në prekje.

Siç qëndrojnë gjërat, HTC Dream i futur në funksion me Android do të duhej që gjatë muajit tetor të paraqitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe atë në kuadër të operatorit telefonik T-Mobile.
Shtuar më 13/08/2008, ora 01:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori