"Bum" i vërtetë i web sajteve të internetit
Albeu.com
Ka arritur ne 100 milion numri i web faqeve të internetit. Këtë e deklaruar kompania Netcraft, kompani kjo që merret me ndjekjen e internetit që nga viti 1995. Faqja e parë e internetit është hapur në gusht të vitit 1991.Vitin e kaluar numri i web sajteve ishte 97.9 milion ndërsa sot, vetëm pas 1 muaji ka arritur në 101 milion e 435 mijë e 253. Vetëm gjatë vitit 2006 janë shtuar 27.4 milion web sajte dhe është thyer rekordi i vitit të kaluar që ishte 17 milionë. Analiya e parë e Netcraft-it është publikuar në gusht 1995 dhe atëkohë kishte vetëm 18 mijë e 957 web sajte. Burimi orihost.com
Shtuar më 04/11/2006, ora 01:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori