Brazili ndalon WhatsApp
Në Brazil të gjithë operatorët telefonikë janë urdhëruar që të bllokojnë aplikacionin e mesazheve WhatsApp, që është në pronësi të rrjetit social Facebook, për shkak se kompania nuk ka arritur të kthejë disa të dhëna, që kanë qenë pjesë e hetimeve për trafikim me drogë.

Sipas uefaqes “Sergipestatetribunal”, aplikacioni do të bllokohet për 72 orë. Bashkëthemeluesi i këtij rrjeti të mesazheve, Jan Koum ka reaguar lidhur me këtë vendim, duke thënë se për shkak të mungesës së një informacioni, nuk mund të ndalohet një aplikacion i tërë.

"Përsëri miliona brazilianë të pafajshëm janë duke u ndëshkuar për shkak se gjykata do që WhatsApp ta kthejë një informacion, që ne nuk e kemi", ka thënë ai.

Kjo nuk është hera e parë që aplikacioni WhatsApp është në shënjestër të gjyqtarëve. Në mars të këtij viti, nënkryetar i Facebook–ut në Amerikën Latine ishte arrestuar, pasi autoritetet thanë se Facebook nuk pranoi të japë të dhëna nga WhatsApp, në mënyrë që të mbrojë përdoruesit e saj. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2016, ora 15:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori